Bajrami: Po konsultohemi me Trustin që t’i lejojnë qytetarët të tërheqin deri në 10% të kursimeve
11 qershor 2020
| 21:40
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se qeveria është duke diskutuar me Trustin Pensional të Kosovës që të lejohet tërheqje deri në 10% të kursimeve në mënyrë që të kalohet sa më lehtë nga kriza që ka shkaktuar kriza me pandeminë.
‘’Pandemia shkaktoi dëme të mëdha. Ne duhet të investojmë deri 2.5 miliardë nga buxheti. 70% e bizneseve do të subvencionohen. Po diskutojmë edhe me Trustin për të lejuar tërheqje deri në 10%.’’, ka thënë ajo.
“Trusti do të lejojë mundësinë që gjithkush të shkojë të tërheqë deri në 10% të kursimeve të tij”, ka thënë Bajrami.