Bajrami priti në takim përfaqësuesit e MCC-së
Ministrja e Financave Hykmete Bajrami, ka pritur sot në takim drejtorin ekzekutiv të Fondacionit të Mileniumit të Kosovës – MFK Petrit Selimin dhe drejtoreshën e MCC-së për Kosovë Sarah Olmstead.
Në takim u diskutua për rëndësinë që ka ky fondacion për zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës si dhe për rritjen e bashkëpunimit në implementimin e projekteve të përbashkëta.
“Me këtë rast, Ministrja Bajrami i njoftoi mysafirët me punën dhe me planin e Qeverisë së Kosovës sa i përket zhvillimit ekonomik. Po ashtu, ajo falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e ekonomisë së Kosovës përmes këtij fondacioni të rëndësishëm dhe shprehu gatishmërinë e saj dhe institucionit që drejton për të rritur bashkëpunimin me MFK-në me qëllim të zhvillimin ekonomik të vendit. Në anën tjetër, drejtori ekzekutiv i MFK-së Petrit Selimi, bëri me dije se Fondacioni i Mileniumit i Kosovës është entitet implementues i Programit ‘Threshold’ në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Millennium Challenge Corporation, agjenci e pavarur e SHBA-së e cila ndihmon në luftën kundër varfërisë globale. Ndërsa, në Kosovë synon të zhvillojë projekte që ndihmojnë në zhvillimin ekonomik të vendit tonë”, thuhet në njoftimin e Minstrisë së Financave.