Bajrami priti në takim përfaqësuesit e Sindikatave të Pavarura të Kosovës

01 shkurt 2021 | 16:48

Ministrja e Financave Hykmete Bajrami ka pritur sot në takime të ndara përfaqësuesit e sindikatave të pavarura të Kosovës, siç janë: përfaqësuesit e Sindikatës së Shërbimit Civil të Kosovës, përfaqësuesit e Sindikatën e Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, përfaqësuesit e Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës, përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Shërbimit Korrektues, përfaqësuesit e Sindikatës së Doganës, përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës, përfaqësuesit e Sindikatës së Policisë Kosovës, si dhe përfaqësuesit e Shoqatës Sindikale të Punonjësve Social të Kosovës.

Me këtë rast Ministrja Bajrami dhe përfaqësuesit e sindikatave kanë diskutuar për sfidat dhe kërkesat e këtyre sindikatave, sidomos për vështirësitë  që ka krijuar pandemia Covid 19 gjatë kësaj periudhe qoftë në sektorin privat por edhe atë publik. Të gjitha palët u dakorduan që të shikohet mundësia për shqyrtimin e gjitha kërkesave, në mënyrë që të trajtohen  në kuadër të  Programit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Gjatë takimeve, përfaqësuesit e sindikatave vlerësuan lartë gatishmërinë e Ministres Bajrami për ti trajtuar kërkesat e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të fushatës paraelektorale, kandidati për deputet nga radhët…