Bajrami: Programi për Reforma në Ekonomi adreson edhe rritjen e punësimit

04 gusht 2020 | 14:34

Programi për Reforma në Ekonomi 2021-23 synon performancën për transformimin e ekonomisë dhe identifikohen mundësitë reale të rritjes ekonomike vjetore. Kështu ka deklaruar ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, në takimin e sotëm konsultativ për procesin e hartimit të Programit për Reforma në Ekonomi 2021-23.

“Ne kemi një rrugë të qartë për adresimin e buxhetit dhe ekonomisë. Programi gjithashtu adreson edhe për rritje ekonomike dhe rritje të punësimit”, tha Bajrami.

Bajrami ka folur për rishikimin e buxhetit dhe rënien e të hyrave buxhetore deri në fund të vitit si pasojë e pandemisë.

Ndërkaq, takimi pas fjalimit të ministres Bajrami është mbyllur për media.

Në takim po marrin pjesë edhe ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa, ministri i Ekonomisë, Blerim Kuçi, ai i Infrastrukturës, Arban Abrashi, si dhe ministri i MTI-së, Vesel Krasniqi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, së bashku me…