Bajrami publikon përgjigjen zyrtare të Prokurimit për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet? Shko në prokurori, ndoshta të besojnë

24 nëntor 2024 | 15:26

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, e ka publikuar përgjigjen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, pasi ministri i Financave Hekuran Murati, ka thënë se numri i kontratave të negociuara “përfshijnë të gjitha institucionet – qeverinë qendrore, institucionet e pavarura, komunat, dhe ndërmarrjet publike”.

Bajrami e kishte pyetur komisionin për numrin total të kontratave të tilla nga niveli qëndror. Përgjigja kishte qenë “2123 kontrata”.

Pasi Murati ka thënë se “e tëra është shpifje e propagandë, në kuadër të luftës ndaj qeverisë Kurti, me të gjitha mjetet”, Bajrami, ka publikuar përgjigjen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për këtë çështje, ia shtroi ministrit disa pyetje.

“Hekuran, ku janë shpifjet? Ku është propaganda? Shko në prokurori vizatoju grafa, ndoshta të besojnë, në të njëjtën rrugë tregoju edhe për grantet në bujqësi që jepen në ‘baza meritore’. Unë besoj fort se të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit janë të korruptuar s’ka asnjë arsye tjetër”, ka shkruar Bajrami në “Facebook”.

Para pak ditësh është raportuar se afro 2 mijë kontrata me procedurë të negociuar po hetohen nga prokuroria.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar në takimin me…