Bajrami, pushtetit: Propaganda nuk ka kalon, paguani mësimdhënësit!
Ish-ministrja e Financave dhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar kolegut të saj nga Vetëvendosje, Armend Muja, i cili ka thënë se papunësia nën qeverinë Kurti, në Kosovë ka rënë në 17 për qind.
Bajrami me anë të një postimi në “Facebook”, ka thënë se kjo shifër është një propagandë e pastër e pushtetit.
“Asnjë temë tjetër nuk është më e rëndësishme se sa pagesa e mësimdhënësve. Asnjë video propaganduese, asnjë manipulim me shifra nuk e mbulon temën e pagesës së mësimdhënësve”, ka shkruar Bajrami.
Postimi i plotë i Bajramit:
Paguani mësimdhënësit, mos manipuloni me shifra të pasakta të punësimit
Asnjë temë tjetër nuk është më e rëndësishme se sa pagesa e mësimdhënësve. Asnjë video propaganduese, asnjë manipulim me shifra nuk e mbulon temën e pagesës së mësimdhënësve.
Dhe, nuk është e vërtetë që është rritë punësimi për 6.9% në fund të vitit 2021.
Raporti vjetor i auditimit për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021, në faqe 78 thotë: 62,417 veta janë angazhuar nga KQZ në procesin e zgjedhjeve parlamentare të mbajtura me 14 shkurt 2021 dhe në zgjedhjet lokale të mbajtura në muajt tetor dhe nëntor 2021.
Foto dhe linku i bashkangjitur këtu.
Ndërsa shkalla e papunësisë sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës është 20.5%. Shih foton dhe linku i bashkangjitur këtu.
Propaganda nuk ka kalon! Paguani mësimdhënësit!