Bajrami: Qeveria mashtron, raporti i Bankës Botërore demanton ‘progresin’ e qeverisë
Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka bërë me dije se raporti i fundit i Bankës Botërore “Country Climate and Development Report (CCDR) e demanton Qeverinë e Kosovës, e cila po proklamon progres në çdo fushë.
Duke publikuar disa të dhëna të raportit, ajo ka bërë me dije se raporti tregon realitetin e hidhur.
Ajo ka shkruar në “Facebook” se qeveria është duke mashtruar, por faktet flasin ndryshe.
“Por ta dini që derisa ata flasin fjalë boshe për kinse ‘progres’, institucionet kredibile si Banka Botërorë dhe të dhënat e tyre tregojnë se vendi ynë është në rrezik nga varshmëria nga qymyri, ne përballemi me varfëri energjetike dhe qeveria po dështon në adresimin e emergjencave klimatike dhe sociale. Mos harroni për katër vjet, qeveria Kurti II i ka pasur në dispozicion 12 miliardë euro buxhet, taksa tonat këto dhe nuk e ka lënë asnjë shenjë pozitive në këtë vend, s’kemi çka të themi për energji të ripërtitshme, zero kapacitet të ndërtuara, andaj koha për të kërkuar llogari është tani! Ne nuk mund të pranojmë që shëndeti dhe mirëqenia jonë të këmbehen me propagandë. Më 9 shkurt bëhu ndryshimi! Jepi Kosovës qeverinë që e meriton, qeverinë që do ta udhëheqë Lidhja Demokratike e Kosovës”, ka shkruar Bajrami.