Bajrami: Qeveria me mendësinë e Muratit e ka sjell vendin nën sanksione
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i është kundërpërgjigjur ministrit të Financave, Hekuran Murati, pasi ai tha se opozita po i bllokon marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend.
Bajrami ka thënë se Qeveria Kurti nuk janë të vetëdijshëm për dëmet që po i shkaktojnë Kosovës.
“Kur lexon deklarata të tilla e kupton që këta që na qeverisin sot nuk janë as të vetëdijshëm për dëmet që i shkaktojnë vendit. Relativizimi i dëmtimit të raporteve me aleatët tonë deri në vënie të sanksioneve në këtë nivel është katastrofal për vendin”, ka thënë Bajrami për gazetën “Blic”.
Bajrami ka thënë se Vetëvendosje duhet ta kujtojë që vetë nuk e kanë votuar MSA-në dhe sipas saj, përgjegjësia shkon tek ministri Murati për mos-votim të marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend.
“Sa i përket marrëveshjeve financiare ndërkombëtare që s’po votohen në Kuvend përgjegjësia është te vet ministri, qeveria dhe shumica në Kuvend që nuk arritën me arrit konsensus për as edhe një çështje të vetme gjatë këtij mandati”.
“Ja përkujtoj Muratit që LV-ja nuk e ka votuar MSA-në”, ka thënë ajo.
Sipas Bajramit, qeveria Kurti e ka vënë në rrezik Kosovën.
“Edhe njëherë kjo qeveri me këtë mendësi si të Hekuranit e ka sjellë vendin nën sanksione. Situata është e rëndë, qenësia e vendit tonë është në rrezik. Kosovës i duhet një rrugë pa këta njerëz, pa këtë mendësi”, ka thënë Bajrami.