Bajrami, qeveritarëve: Nëse mendoni se fëmijëve ua ndryshoni jetën me 10 euro, shkoni në market
25 nëntor 2021
| 16:34
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë Kurti për buxhetin dhe mbështetjen sociale ndaj grupeve në nevojë.
Në seancën për buxhetin e shtetit për vitin 2022, Bajrami ka përmendur shtesat e ulëta për fëmijët, prej 10 eurove.
“Nëse mendoni se fëmijëve në nevojë ua ndryshoni jetën me 10 euro, shkoni në market e shihni çka mund të bleni me 10 euro”.
“Nëse doni babazi sociale, investoni në arsim dhe shëndetësi”, ka thënë Bajrami.