Bajrami reagon ndaj videos së LVV-së

28 gusht 2023 | 21:08

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka akuzuar Qeverinë duke thënë se janë “të korruptuar dhe krenarë”.
“Video produksioni i Qeverisë/LVV ka harru ta cekë “se sot për herë të parë është data 28 gusht 2023” dhe ata po i afrohen fundit të mandatit qeverisës”, ka shkruar Bajrami.
Bajrami e ka akuzuar pushtetin duke thënë se quditet kur bëhet fjalë për rritje ekonomike duke shkruar “ani lulzim ekonomik”.
Tutje, Bajrami i ka shtruar njëzet e shtatë pyetje që kanë të bëjnë me pushtetin aktual dhe problemet me të cilat po ballafaqohet.

Më poshtë gjeni pyetjet e saj:
“- Sa ditë ju bënë Kosovës nën sanksione?
– Cili është dëmi ekonomik dhe politik që i keni shkaktu vendit, duke e vënë nën sanksione?
– Sa është zvogëlu eksporti i mallrave?
– Me çfarë deficit tregtar e keni mbyllë vitin 2022?
– Si lavdëroheni me inflacion, derisa qytetarët mezi mbyllin muajin?
– Sa tenderë njëburmorë keni nënshkru?
– Sa tenderë ju keni dhanë miqëve e dashamirëve ?
– Prej kur korrupcioni është trillim? – jeni zënë në flagrancë.
– Sa e keni rritë tatimin në pronë?
– A e keni bë TVSH-në zero në produkte bazë siç keni premtu?
– Sa qytetarë të këtij vendi kanë ikë nga këtu?
– Sa punëtorë të administratës shtetërore e kanë lënë punë?
– Sa policë e kanë lënë punën?
– Sa mjekë kanë ikë jashtë shtetit?
– Sa ushtarë të FSK-së detyrohen të punojnë kamarier, në mbrëmje se nuk ju mjafton paga për ta mbajtë familjën?
– Sa është rritë çmimi i energjisë elektrike?
– Sa qerdhe i keni ndërtu?
– Sa qifte të reja i keni bë me banesë?
– Sa sovranitet ka në veri sot?
– Sa ditë ju bënë Lulzim Hetemit në komunë?
– Çka ka përfitu Kosova nga qendrimi i tij brenda një ndërtese ?
– Sa njohje të reja i keni sjellë vendit?
– Sa fëmijë do të ngelin pa libra këtë vit?
– Sa orë mësim do të humbin?
– Sa ligje i ka rrëzu kushtetusja deri tani?
– Sa ministra e kanë shkelë kushtetutën?
– Sa ministra e kanë shkelë ligjin?”

Ndryshe, ajo ka përfunduar duke thënë se pret “përgjigje me video” për këto pyetje.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje ka lëshuar një tjetër video përmes së cilës…