Bajrami reagon pas videos së LV-së për ‘sukseset’ e qeverisë Kurti : Faktet para propagandës, qeveria më e dështuar e pasluftës

25 mars 2025 | 12:26

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar për një video të shpërndarë nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila në një klip të publikuar sot (e martë) ka renditur disa “suksese të rëndësishme” gjatë mandatit katërvjeçar.

Bajrami ka thënë se qeveria e LV-së është qeveria e parë që e ka përmbyllur një mandat të plotë, por sipas saj “është qeveria më e dështuar prej pasluftës”.

Ajo në “Facebook”, ka përmendur që Kosova është nën sanksione dhe që qe katër vite s’ka njohje e as anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Bajrami ka shtuar se Kosova “kurrë më e izoluar s’ka qenë”.

“Gjatë kësaj kohe, Kurti i ka lënë trashëgimi Kosovës marrëveshjen e Brukselit, aneksin e Ohrit dhe ka pranuar draft-asociacionin e komunave me shumicë serbe që çon drejt federalizimit të vendit, apo thënë më mirë drejt defunksionalizimit të shtetit të Kosovës”, ka shkruar Bajrami.

Ajo ka thënë se gjendja socio-ekonomike nuk ka qenë kurrë më e rëndë.

Sipas saj gjatë këtyre katër viteve s’ka pasur asnjë politikë reformuese për të përmirësuar ambientin e biznesit.

Bajrami thotë se investimet kapitale të nivelit qendror kanë qenë më të ulëtat në historinë e pasluftës.

Ajo ka thënë se është “dyfishuar kostoja e jetesës së qytetarëve dhe është rritur numri i familjeve që jetojnë në varfëri”.

Postimi i plotë:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri i Gjeorgjisë, Giorgi Mamardashvili, do t’i bashkohet Liverpool verën…