Bajrami rinovon kontratën me Benficën
19 dhjetor 2024
| 14:55
Adrian Bajrami ka rinovuar kontratën me ekipin e Benfica deri në vitin 2029. Klubi portugez i beson kështu për të ardhmen mbrojtësit 22-vjeçar shqiptar.
Lojtari i Kombëtares shqiptare është pjesë e klubit portugez prej vitit 2018. Atje ka provuar të gjitha moshat, ndërsa luajti dhe me ekipin B për dy vite.
Bajrami kishte një kontratë të vlefshme deri në vitin 2026. Zgjatja e saj dhe për 3 vite të tjera pritet të përkthehet me më shumë minuta në fushë.