Bajrami: Rugova e ka konfirmuar votën për rrëzimin e Qeverisë
26 qershor 2019
| 00:10
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se po presin votë nga dikush në pozitë për rrëzimin e Qeverisë.
“Kërkesën për mocion s’e kemi bërë për show, po presim dikush nga pozita t’i thërras mendjes e t’i themi po rrëzimit të Qeverisë. Me 58 vota s’mund ta rrëzojmë qeverinë. Jemi në një situatë ku as qeveria s’i ka votat”, u shpreh ajo në “Interaktiv”, të “KTV”-së.
“Kur kryeministri nuk i ka votat, kërkon mocion votëbesimi. Kemi rastin e Theresa May. Por ne, po e presim dikë që ta japë votën për mocion mosbesimi”, u shpreh ajo.
Bajrami tha se e kanë edhe votën e Teuta Rugovës për rrëzimin e Qeverisë.
“58 nënshkrime, përfshirë Rugovën, i kemi të konfirmuar”, tha ajo, duke shtuar se megjithatë janë në fazë të konsultimeve.