Bajrami: Shpërndajra e buxhetit të shtetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik

22 dhjetor 2024 | 13:21

Në një konferencë të përbashkët për medie, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se do të shpërndahen 100 euro për çdo fëmijë deri në moshën 16 vjeç dhe për pensionistët.

Për deputeten e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, një veprim i tillë në kohë fushate është “skemë e korrupsionit publik”.

Bajrami ka njoftuar, ndërsa qeveria ndan para nga buxheti i shtetit, investimet kapitale në vitin 2024 janë më të ulëta se në vitin 2017 e 2018.

“Shpërndarja e buxhetit të shtetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik. Qeveria e cila investimet kapitale në vitin 2024 i ka më të ulëta se në vitin 2017 e 2018, e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota”, ka thënë Bajrami.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i AAK-së, Haki Abazi është shprehur në terma të…