Bajrami: Të hyrat buxhetore nuk janë rritur, s’ka plan për rimëkëmbje
Në seancën e Kuvendit ku po shqyrtohet Projektligji për rishikimin e buxhetit 2021, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se të hyrat buxhetore nuk janë rritur.
Ajo ka thënë se me këtë projektligj nuk është paraparë buxhet për Ministrinë e Arsimit.
Po ashtu, ajo ka thënë se përveç për sektorin e gastronomisë, masa për rimëkëmbjen e sektorëve të tjerë nuk janë të përfshirë në këtë dekomunet.
“Me rishikim të buxhetit të hyrat janë rritur 62 milionë dhe është e natyrshme që situata me pandeminë ka qenë e pamundshme me parashikua hyrje të buxhetit. Sa herë që bëni krahasime është të merret vitit 2019 e jo 2020. E dimë që ekonomia ka qenë e mbyllur. Ky rishikim nuk reflekton programin qeverisës. Nuk është paraparë buxhet te Ministria e Arsimit. 73 milionë më pak investime kapitale. Të thuash se të hyrat buxhetore janë rritur është e pasaktë. Deri më tani kemi dhjetëra tenderë që po nënshkruhet nga Liburn Aliu dhe Hysen Durmishi dhe kur keni qenë në opozitë kontrata të tilla i keni quajtur korrupsion. Te pakoja e rimëkëmbjes fondet nuk janë askund. Nuk po shohim hapa për implementimin e pakos. A po i ruani 420 milionët. Asnjë masë nuk e kemi parë për rimëkëmbje vetëm për gastronominë. Tek fondi për rimëkëmbje ekonomike nuk fare shpalosje të 420 milionë dhe as te 133 milionë eurove”, ka thënë Bajrami.