Bajrami thellon bashkëpunimin me ShBA-në, me Gjermaninë e vazhdon

16 maj 2020 | 11:08

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka thënë se shpejt do të ketë një marrëveshje me ShBA-në për bursat Fulbright. Ajo ka njoftuar se bashkëpunimi Kosovë – ShBA ka shënuar rritje prej se ka marrë pozitën e udhëheqëses së arsimit.

“Jemi në fazë të avancuar me procesin e arritjes së marrëveshjes me ShBA-në për themelimin e Komisionit Kosovë – ShBA për bursat Fulbright. Një arritje e konsiderueshme kjo për fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe ShBA-së në fushën e arsimit të lartë”, ka shkruar Bajrami në “Facebook” dhe ka treguar për punët që ka bërë prej se ka marrë mandatin.

Bajrami ka treguar se Gjermania ka ndarë shtatë milionë euro për arsim profesional e trajnime, ndërsa shpejt do të ketë marrëveshje edhe me shtete të tjera të BE-së.

“Kemi nënshkruar marrëveshje me Bankën Gjermane për Zhvillim (KfW) për grantin në shumën prej 7 milionë eurosh për realizimin e projektit Fondi i Sfidave të Kosovës – Arsimi Profesional dhe Trajnimi. Jemi në proces të finalizimit të memorandumeve të bashkëpunimit në fushën e arsimit me Rep. e Çekisë, Rep. e Hungarisë, Qeverinë e Luksemburgut, ADA-n Austriake, Caritasi-n Zviceran, GIZ-in gjerman etj”, ka treguar Bajrami.

 

(B. D.: ‘Epoka e re’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një kafe në Gjermani ka detyruar klientët e saj që…