Bajrami thotë se Kurti është populist ekstrem
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, e ka quajtur kryeministrin Albin Kurti “popullist ekstrem” që sipas saj veprimet i bazon “vetëm mbi sondazhe”.
Bajrami i ka shtjelluar “ninullat frazeologjike” të Kurtit si “qerrja para kalit” dhe “kafja pa filxhan” si “gjuhë e dështimi të Albin Kurtit”.
“Kosova që 3 vjet e gjysmë udhëhiqet nga një popullist ekstrem që secilin vendim e bazon në sondazhe, jo sa ka me përfituar vendi, jo sa ka me përfitu qytetari, por çfarë ndikimi ka me pasë vendimi i tij në vota. Vota këto që me shumicë vijnë nga ata të cilët fare pak prekën nga vendimet e Albin Kurtit. Andaj Albin Kurti përdorë fraza si ‘dimër në verë’, ‘qerrja para kalit’, ‘kafeja pa filxhan’. Fraza të tilla boshe Albin Kurti përdori para dy dite kur takoj mërgatën, ai ndër të tjera u tha: ‘Gjendja ka qenë e rëndë, dikur edhe vera ka qenë dimër’”, ka shkruar Bajrami në “Facebook”.