Bajrami thotë se LV-ja do t’i fitojë mbi 50 për qind të votave: Besimi i qytetarëve do të jetë më i lartë se më 2021
13 shtator 2024
| 14:13
Alban Bajrami, deputet i Lëvizjes Vetëvendosjes është pyetur në lidhje me zgjedhjet e reja parlamentare, që janë caktuar të mbahen më 9 shkurt të vitit 2025.
Në një intervistë në “ATV”, Bajrami ka thënë se besimi i qytetarëve do të jetë më i lartë se në vitin 2021, duke pretenduar se LV-ja do t’i fitojë më shumë se 50 për qind të votave.
“Unë besoj dhe jam shumë i sigurt që besimi i qytetarëve do të jetë më i lartë sesa në vitin 2021. Kjo për shkak edhe të nevojës të nevojës që ky vend ka për të ecur në tempon e njëjtë siç është duke ecur deri më tani. Rikonfirmim dhe shtim të besimit, duke analizuar zgjedhjet e viti 2021”, ka thënë Bajrami.