Bajrami thotë se po shqyrtohet mundësia për mbajtjen e mësimit virtual

13 mars 2020 | 15:00

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka bërë me dije se po shqyrtohet mundësia për mbajtjen e mësimit virtual për shkak të masave kundër koronavirusit.

“Menjëherë pas marrjes së masave për ndërprerjen e mësimit në të gjitha nivelet, kemi filluar edhe kontaktet me operatorët ekonomik të cilët mund të ofrojnë ekspertizën e tyre, platformat apo infrastrukturën që mundëson mësimin online (virtual). Deri tani kemi iniciuar kontakte me përfaqësuesit e ‘Microsoft’, ‘Gjirafa.com’, ‘Edukimi.net’ dhe ‘LinkPlus’, të cilët i falënderojmë për gatishmërinë e treguar për të mundësuar aplikimin e këtij formati të mësimit”.

“Në ndërkohë, kabineti është duke identifikuar edhe operatorë tjerë potencial që do të mund të ndihmonin në organizimin e mësimit alternativ nga distanca në këto rrethana”, ka shkruar ajo në llogarinë e vet në “Facebook”.

Bajrami u ka bërë thirrje të gjithëve që mund të ofrojnë kontribut në këtë proces të lajmërohen në MAShTI.

“Po ashtu, kemi vendosur kontakte me Institucionet e Arsimit të Lartë dhe po analizojmë metodat më të mira që mund të aplikojmë për ofrimin e mësimit për të gjithë studentët. Ministria do të angazhohet që kjo formë e mësimit alternativ të realizohet në mënyrën më të mirë të mundshme në aspektin teknik dhe përmbajtësor, duke pasur parasysh rrethanat ekzistuese”, ka shkruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, i…