Bajrami tregon mënyrën si ministri Murati po manipulon me shifrat
Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami në emisionin Rubikon ka rishpjeguar edhe njëherë manipulimin me shifra që po bën Ministri i Financave Hekuran Murati, kur flet për rritjen ekonomike.
Sipas saj, ai qëllimisht prezanton rritjen nominale sikur rritje reale ekonomike.
“Ja manipulimet me shifra, ka disa probleme. Po e vëreni që ministri Murati thotë në Agjencinë e Statistikave të Kosovës për tre mujorin e katërt rritja reale ekonomike është 3.96%, do të thotë po flasim vetëm për një tre mujor përderisa në tre mujorin e parë rritja ekonomike mesatare për vitin 2023 nuk është 3.9% sepse kemi pasur tre mujor ku ka qenë 2.4% dhe 3.3%, e rritja mesatare për vitin 2023 është 3.3% sipas Agjencisë së Statistikave.
Ministri Murati në grafik nuk e paraqet rritjen reale mirëpo e paraqet rritjen nominale. Thotë 3.96% e ajo është amortizu për normën e inflacionit, ndërsa kur flet për tri vite nuk flet fare për normën e inflacionit. Në tri vitet e fundit ne kemi pasur 23% inflacion, indeks të harmonizuar të çmimeve që do të thotë çmimet në mesatarë në Kosovë në tri vitet e fundit janë rritur për 23%. Z. Murati po du me demantu vetëm me të dhëna të ASK-së, sepse këta tërë kohën prodhojnë grafe, e keni parë Armend Mujën siç bën.
Tutje ajo ka thënë se Murati e ka marrë pushtetin me përqindje shumë më të madhe të rritjes, ndërsa në mandatin e tij, ka rënie drrastike.
“Ministri Murati kur e ka marrë pushtetin e ka marrë me 16% dhe sot na qenka 3.96%, ne kemi rënje drastike.” – ka thënë ajo.