Bajrami tregon vendimet e miratuara për disa kategori nga Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të enjten ka aprovuar disa vendime në kuadër të Programit për Rimëkëmbje për vitin 2021.
Sipas njoftimit të publikuar në ministrja në detyrë e Financave, Hykmete Bajrami, janë ndarë 6.5 milionë euro për bizneset aktive dhe të vetëpunësuari, për kompensimin e dëmeve nga vërshimet, shuma për pagesën shtesë prej 30 euro për pensionet etj.
Postimi i plotë i Bajramit në “Facebook:
– 6.5 milionë euro për bizneset aktive dhe të vetëpunësuari sipas kritereve të përcaktuara me Programin e Rimëkëmbjes Ekonomike, si vazhdimësi e masës prej 60 milionë euro e implementuar në fund të vitit 2020; – 1 milion euro për kompensimin e dëmeve të objekteve të banimit në Komunat e Kosovës të prekura nga vërshimet e ndodhura në javën e parë të janarit të vitit 2021; – 1 milion euro mbështetje financiare për projektet dhe iniciativat që synojnë përmirësimin e pozitës së gruas në shoqëri dhe ekonomi;– 13.5 milionë euro për pagesën e shtesës prej 30 euro për skemat pensionale dhe sociale që marrin pagesa mujore deri në 100 €, për muajt janar-mars 2021;– 7.5 milionë euro për dyfishimin e pagesës së shumës së ndihmës sociale, bazuar në numrin e familjeve përfituese të muajit përkatës dhe anëtarëve të familjes për të gjithë përfituesit e ndihmave sociale, për muajt janar-mars 2021; –1.6 milionë euro shtesa për muajt janar-mars 2021 për angazhimin e shtuar në terren të zyrtarëve policor aktiv, të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj pandemisë (Covid-19); – 8 milionë euro shtesa mujore mbi pagën bazë për personelin aktiv shëndetësor të angazhuar në betejën kundër pandemisë, për muajtë janar-mars 2021.