Bajrami ua kujton ministrave të Kurtit se kanë kohë deri në orën 16:00 të japin dorëheqje

27 mars 2025 | 11:28

Deputetja e Lidhjes Dmeokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ua ka kujtuar anëtarëve të Qeverisë se duhet të japin dorëheqje, siç e thekson Ligji për qeverinë i miratuar në vitin 2022.

Ky reagim i saj në “Facebook”, vjen pasi qe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se sot (e enjte) në orën 16:00 pritet të certifikojë rezultatin e zgjedhjeve.

Sipas ligjit, nëse anëtari i qeverisë zgjidhet deputet, duhet të japë dorëheqje nga kjo pozitë para ditës së certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve.

Theksojmë se asnjëri nga ministrat e qeverisë Kurti nuk ka dhënë ende dorëheqje, ndërsa nuk pritet nëse një gjë të tillë do ta bëjnë gjatë ditës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy skuadrat me traditë të madhe në futbollin e Kosovës,…