Bajrami: Vajza ime është në shkollë publike, e kryeministrit në Norvegji

22 shtator 2022 | 16:01

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se për dallim nga vajza e kryeministrit, vajzat e saj arsimohen në shkolla publike të Kosovës.

Bajrami, në një fjalim në Kuvendin e Kosovës tha se ajo nuk i jep mbështetje të paarsyeshme sindikalistëve.

“Kryeministri po harron që ministre të Arsimit e ka zonjën Nagavci, e cila në kohën e zgjedhjeve lokale e ka penguar reformën në arsim të ish-kryetarit të Kamenicës, Qëndron Kastrati. Unë nuk kam dal për t’i dhënë suportin e plotë sindikatës, sepse me të vërtetë edhe kjo që bëhet është lojë e pataktë, me e portretizu opozitën kinse po e mbështet sindikatën në mënyrë që me iu kundërvu kësaj qeverie. Në fakt, ne vetëm po kërkojmë që ata me e bë punën e tyre”, ka thënë Bajrami.

“Për dallim prej kryeministrit, vajza ime është në shkollë publike, ndërkaq i nderuari e ka vajzën në Norvegji edhe besa shumica prej jush”, ka thënë ajo.Deputetja Bajrami ka deklaruar se Ligji i Pagave hyn në fuqi tetë muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare. Ajo ka thënë se qeveria duhet ta zbresë këtë afat, siç po kërkojnë sindikalistët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njoftimi i presidentit rus, Vladimir Putin, për shpalljen e mobilizimit…