Bajrami: Vazhdon korrupsioni qeveritar, KEK-u sot nënshkroi kontratën e 16-të njëburimore
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, e ka akuzuar qeverinë sërish për korrupsion në lidhje me kontrata njëburimore.
Ai ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli që të deklarohen për këto kontrata.
“Vazhdon korrupsioni me kontrata njëburimore. Sot, më 3 qershor, 2024 sipas Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka nënshkruar kontratën e 16-të njëburimore/pa publikim të njoftimit për kontratë me të njëjtën kompani. Pra negocim direkt 16 herë me kompaninë e njëjtë. Derisa të premten me po të njëjtën kompani është nënshkruar kontratë në vlerë 448 251 13 euro, sot kontrata tjetër që u publikua nga KRPP-ja është në vlerë prej 443 638 00. D.m.th. për dy muaj (qershor-korrik) shërbime të sigurimit një kompani me kontratë njëburimore merr afër 900 mijë euro. Ky është korrupsion serioz qeveritar. Artane Rizvanolli dhe Albin Kurti duhet të deklarohen për këto kontrata”, ka shkruar Bajrami në “Facebook”.