Bajrami, Vitia dhe Ramadani vizitojnë shkollën ku po xhirohen video-ligjëratat

10 prill 2020 | 15:47

Ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia dhe me drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadanin kanë vizituar shkollën “Qamil Batalli” në Prishtinë.

Kjo shkollë po shërben si vend-xhirim i ligjëratave për mësimin në distancë për nxënësit e klasave 1-9.

Bajrami ua ka shpjeguar bashkëbiseduesve rrjedhën e realizimit të këtij projekti të për nxënësit e Kosovës, derisa ka theksuar se përkundër situatës së krijuar për shkak të pandemisë, falë punës vetëmohuese të të gjithë të përfshirëve në këtë projekt, deri në këtë fazë janë arritur rezultate mjaftinkurajuese.

Ajo ka thënë se përveç ofrimit të përmbajtjes mësimore, në përputhje me planprogramet e Kosovës, mësimi në distancë po kontribuon në angazhimin e nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve, dhe në këtë mënyrë po ndihmohet edhe përpjekja e gjithmbarshme e institucioneve të Kosovës për mospërhapjen e koronavirusit.

Gjatë takimit është biseduar edhe për masat parandaluese që janë marrë, respektimi i tyre nga ana e qytetarëve, por edhe për mundësinë e marrjes së masave të reja, në mënyrë që të parandalohet sa më shumë që të jetë e mundur përhapja e infeksionit në vendin tonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë tërë natës së mbrëmshme zjarrfikësit e Komunës së Skenderajt,…