Bajrami: Zgjedhjet lokale shënuan fillimin e ringritjes së PDK-së

18 tetor 2021 | 15:19

Ish-zyrtari i lartë i PDK-së, Arsim Bajrami, ka vlerësuar se zgjedhjet lokale kanë shënuar fillimin e procesit të ringritjes së PDK-së.

Ai ka thënë se pas goditjes së rëndë që mori me arrestimin e dy liderëve të saj historik, kjo parti ka arritur të rimarrë veten dhe të bëjë reformat e brendshme, duke promovuar vlera profesionale.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se trendi i ngritjes së kësaj partie do të vazhdojë edhe me 14 nëntor, kur do të mbahen raundi i dytë i zgjedhjeve.

Postimi i plotë dhe panderhyrje i Bajramit:

RINGRITJA E PDK-së

Zgjedhjet lokale të rrethit të parë të  dt.17 tetor 2021, shënuan fillimin e procesit të ringritjes së PDK-së,si parti shtetëformuese dhe lidere në skenen politike në Kosovë. Pas goditjes së rëndë që mori me arrestimin e dy liderëve historik, Presidentit Thaçi dhe Kryetarit Veseli, PDK arriti,  të rimarrë vehten të bëjë reformat e brendshme dhe të promovojë vlerat e saja profesionale , duke ofruar lider të pregaditur për udhëheqjen e komunave të Kosovës. Si një nga themeluesit e parë të PDK-së përgëzojë lidershipin e PDK-së, Kryetarin e posazgjedhur Z. Memli Krasniqi, kolegët dhe miqet e mi z. Uran Ismaili, Bedri Hamza, Agim Aliu, Shaqir Totaj dhe kandidatet tjerë për fushaten profesionale dhe dinjitoze. Jam i sigurtë se ky trend i ringritjes do të vazhdojë me 14 nëntor në rrethin e dytë dhe do të kurorëzohet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare kur PDK do të konfirmohet si parti lidere  në skenen poltike të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fifi dhe Graniti janë dy ndër banorët më të komentuar…