Bajrush Xhemaili i jep mbështetje Ilir Orllatit në garën për deputet nga radhët e PDK-së

04 shkurt 2025 | 16:16

Sekretari për politika programore i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bajrush Xhemaili, është takuar në Ferizaj me mikun e tij, Ilir Orllati, i cili është kandidat për deputet nga radhët e kësaj partie me numër 79.

Xhemaili duke i ofruar mbështetje në garën për deputet, ka thënë se Orllati është personalitet që mishëron guximin, përkushtimin dhe sakrificën. Emri i Ilir Orllatit, si njeri i sakrificës, guximit dhe besnikërisë ndaj kombit, sigurisht se do të vlerësohet, edhe tani, si kandidat për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

“Emri i Ilir Orllatit, si njeri i sakrificës, guximit dhe besnikërisë ndaj kombit, sigurisht se do të vlerësohet, edhe tani, si kandidat për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Xhemaili në “Facebook”.

Postimi i plotë i Xhemajlit:

Një kafe në Ferizaj, me Ilir Orllatin, mikun tim të jashtëzakonshëm!

Iliri, padyshim që, është një nga ata miq të rrallë e të veçantë, i cili ka një jetë në shërbim të atdheut! Është një emër që mishëron guximin, përkushtimin dhe sakrificën!

Veprimtaria e tij daton qysh si maturant i shkollës së mesme. Më 1989, ishte në ballë të protestave dhe demonstratave kundër padrejtësive të okupatorit serb, duke sfiduar rreziqet e njëpasnjëshme, në rrugën drejt lirisë.

Më pas, edhe gjatë studimeve, si pjesë e Unionit të Studentëve, vazhdoi angazhimin e tij të palëkundur në të gjitha protestat dhe aktivitetet, duke qenë zëri i guximshëm i rinisë shqiptare. Si student, u përfshi në sportin paralel – një strukturë që atëherë kishte një mision më të madh se sporti, kalitja fizike si përgatitje për luftë.

Nga aktivizmi politik, filloi në Partinë Parlamentare, të udhëhequr nga drita e kombit Adem Demaçi, e nuk u ndal kurrë, deri tek radhët e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me guxim dhe përkushtim të pashoq, luftoi deri në çlirimin e vendit, duke dhënë kontributin e tij të paçmueshëm, për lirinë e Kosovës.

Edhe pas çlirimit, ai vazhdoi rrugën e tij si një idealist i madh, një menaxher i fortë dhe një shtyllë e pathyeshme e Partisë Demokratike. Me integritet të lartë dhe përkushtim të jashtëzakonshëm, ai mbajti me nder dhe pastërti të gjitha pozitat organizative, duke dëshmuar se vlerat e vërteta nuk shuhen kurrë!

Emri i Ilir Orllatit, si njeri i sakrificës, guximit dhe besnikërisë ndaj kombit, sigurisht se do të vlerësohet, edhe tani, si kandidat për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

#PDK131

#BedriHamzaKryeministër

#MemliKrasniqi2

#IlirOrllati79

#KosovaMundetMaMirë

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas hiteve te një pas njëshme Florian Tufallari vjen edhe…