Bajrush Xhemaili merr mbështetje të madhe nga qytetarët e Kosovës
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ish i burgosur politik, ish-kryetar i komunës së Ferizajt e ish-deputet në legjislaturat e kaluara, Bajrush Xhemaili, i ka hyrë garës për të fituar mandatin e deputetit duke kërkuar besimin nga qytetarët e Kosovës.
Xhemaili në listat zgjedhore të PDK-së për deputet garon me numrin 14.
Gjatë fushatës zgjedhore Bajrush Xhemaili ka takuar Invalidët dhe veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të komunës së Ferizajt ku ka deklaruar se këto kategori janë ndër kategoritë më meritore, që duhet të kenë një përkujdesje shumë më të madhe nga shteti dhe shoqëria.
Ai ka dëgjuar hallet e tyre dhe ka thënë se do të jetë zëdhënësi i tyre në Parlamentin e Kosovës. Xhamaili ka marrë
mbështetjen e fuqishme dhe përkrahjen e tyre për projektin e Dekadës së Re.
Kandidati për deputet Bajrush Xhemaili, ka marrë pjesë në takime edhe në Lloshkobare ku është takuar me nëndegët e fshatrave Kosinë, Slivovë, Dremjak dhe Koshare. Edhe këtu ka marrë mbështetje te vazhdueshme aktivistëve, për fitoren e madhe të PDK-së më 6 tetor.
Xhemaili gjatë fushatës ka vizituar edhe Gremen ku pjesë e këtij takimi ishin edhe nëndega Gaçkë, Doganaj, Pleshinë dhe Zaskok. Pastaj fshatin Sojevë, pjesë e të cilit ishin aktivistë të nëndegëve nga fshatrat Bibaj, Sojevë, Mirosalë, Fshati i Vjetër, Dardani, Zllatarë, si dhe fshatin Cërnill, nëndegën e PDK -së, ku pjesë e takimit ishin edhe nëndegët e fshatit Prelez, Surqinë, Prelez i Jerlive, ku Xhemaili së bashku me kandidatët tjerë nga komuna e Ferizajt garojnë për deputet nga lista e PDK-së, morëm përkrahje të jashtëzakonshme për vizionin e PDK -së, për ndërtimin e shtetit, pa korrupsion dhe nepotizëm.
Xhemaili ka vizituar edhe fabrikën “Projekting” te profesorit të tij Muhamet Haxhimusa, një ndërmarrës i sukseshëm i cili bën përpunimin dhe plastifikimin e metaleve dhe jometaleve. “Projekting” si kompani tejët e sukseshme përpos tregut në Republiken e Kosovës, eksporton edhe në vende të Bashkimit Evropian. Xhemaili ia ka bërë me dije ndërmarrësit Haxhimusa se Dekada e Re do të përkrahë fuqishëm ndërmarrësit që të jenë sa më konkurues në tregjet e jashtme.
Bajrush Xhemaili është mirëpritur edhe në familjen Klinaku në Obiliq, ku shumë përfaqësues të familjeve Klinaku, Mirena dhe Preniqi, anëtarë të partive AAK dhe LB, iu bashkuan PDK-së dhe vizionit të saj.
Xhemaili i ka falënderuar për besimin e tyre për vizionin e PDK-së, vizionin e kryeministrit në ardhje Kadri Veselit dhe Dekadën e Re që Ndërton të Ardhmen për Ty dhe Shtetin.
Ai ka falënderuar familjen Mirena për mikpritjen, në konakun e së cilës anëtarë të partive tjera u bënë bashkë me ne në rrugën e fitores.
Mobilizimi i plotë i strukturave të partisë, tregon që fitorja e PDK-së është e pashmangshme, janë shprehur kandidatët nga radhët e PDK-së të komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili, Elmi Reçica, Mexhide Mjaku-Topalli, Mustafë Grainca e Gazmend Bytyçi.
#PDK112
#KadriVeseli1
#BajrushXhemaili14