
Bajrush Xhemajli: Ferizaj i gatshëm për fitoren e PDK-së më 6 tetor
19 shtator 2019
| 11:58
Ish i burgosuri politik aktualisht kandidat për deputet, Bajrush Xhemajli, ka takuar asamblistët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Ferizaj.
Ai ka rikujtuar se Ferizaj është një ndër bastionet e PDK-së dhe sipas Xhemajlit, edhe njëherë po e shpreh gatishmërinë e plotë për fitoren e kësaj partie me 6 tetor.
“Ferizaj si njëri ndër bastionet e partisë, po shpreh edhe njëherë gatishmërinë e plotë për fitoren e PDK-së me 6 tetor. Në takim me asamblistët e PDK-së në Ferizaj, vërejta përkushtimin dhe vullnetin për t’u ballafaquar me sfidat e reja. Bashkë bëjmë ndryshimin!”, ka shkruar Xhemajli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/