Bajrush Xhemajli pas nënshkrimit të marrëveshjes: Mirëpresim bashkëpunimin me PLK-në
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Partinë Liberale të Kosovës (PLK), për zgjedhjet e parakohshme nacionale të 6 tetorit.
Marrëveshjen e bashkëpunimit me Partinë Liberale të Kosovës, në emër të PDK-së e ka nënshkruar nënkryetari i saj, Bajrush Xhemajli, ndërsa në emër të PLK-së, marrëveshjen e bashkëpunimit e nënshkroi Rexhep Isufi.
Bajrush Xhemajli ka theksuar se mirëpret këtë bashkëpunim me PLK-në, duke vënë në pah se Partia Demokratike e Kosovës, me platformën e saj dhe liderin, kandidat për kryeministër për këto zgjedhje, Kadri Veselin, ka qenë e hapur dhe ka ofruar bashkëpunim edhe për partitë më të vogla, të cilat nuk kanë qenë pjesë e Kuvendit.
Ndërsa Rexhep Isufi, ka theksuar se PDK-ja është i vetmi subjekt politik serioz, i dëshmuar dhe i konsoliduar, i cili me aleatët e saj, ka guxim dhe besim, për të përfunduar dialogun me Serbinë, luftën kundër korrupsionit dhe perspektivën euroatlantike.
Isufi po ashtu, ka ftuar anëtarësinë e PLK-së që të votoj kandidatët e listës së PDK-së për Kuvendin e Kosovës, më 6 tetor.