Bajrushi i jep kurajë të vëllait, Emrushit
25 janar 2020
| 20:56
Bajrush Xhemajli, i cili është vëllai i Emrush Xhemajlit, të ftaurit të radhës nga Gjykata Speciale, përmes rrjetit social ‘Facebook’ ka shprehur indinjatën e tij me rastin e kësaj ftese.
Postimi i plotë i Bajrush Xhemajlit:
I dashur vëlla Emrush!
Kjo pengesë, të cilën tanimë po e zbaton Gjykata Speciale, nuk mund ta errësojë asnjë çast rrugën tënde të ndritshme drejt lirisë, të cilën e ke bërë gjatë tërë jetës sate dhe as lavdinë e UÇK-së, e cila ndërroi epokat në Kosovë, nga robëria në liri.
Si gjithëherë, krenar me Ty!