Baka Ekonomike dhuroi një tunel dezinfektues për Klinikën Emergjente të QKUK-së
08 maj 2020
| 15:17
Banka Ekonomike e Kosovës ka dhuruar në formë të donacionit një tunel dezinfektues, i cili është vendosur në hyrje të Klinikës Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Ky tunel dezinfektues do të shërbejë për stafin shëndetësor, vizitorët dhe pacientët që frekuentojnë këtë klinikë për të parandaluar infeksionin me Covid-19.
Donatorët i ka falënderuar drejtori i Klinikës Emergjente, dr. Basri Lenjani, i cili ka thënë se vendosja e këtij tuneli dezinfektues ka qenë i mirëseardhur. (L.G: ‘Epoka e re’)