Bakaj braktis Kukësin për Bjellorusinë
09 mars 2018
| 18:31
Elisa Bakaj vendos të braktisë Kukësin për skuadrën bjelloruse të Fc Shakhtyor Soligorsk. Lajmi është dhënë nga vetë sulmuesi tiranas, me një postim në rrjetet sociale.
Edhe pse është një periudhë krejtësisht e pazakontë, ashtu siç edhe e ka quajtur vetë futbollisti në prezantim, Bakaj është në kohë për të qenë pjesë e skuadrës bjelloruse, kur kampionati vendas starton më 30 mars. Bakaj ka bërë këtë të premte prezantimin me skuadrën Fc Shakhtyor Soligorsk, ditë që përkon edhe me prezantimine fanelave të reja.
Sulmuesi ka nënshtruar për një vit me opcion për në tjetër, ndërkohë që Kukësi nga prishja e kontratës ka përfituar 100 mijë euro.