Bakayoko kërkon rikthimin në Milan
06 maj 2020
| 19:00
Mesfushori i Chelsea-s, Tiemoue Bakayoko, do të dëshironte të rikthehej te Milani në mënyrë permanente, sipas Calcio Mercato.
25 vjeçari kaloi stinorin 2018-2019 si huazim në San Siro, dhe shpreson që të kthehet sërish në shtëpinë e dikurshme.
Bakayoko është aktualisht i huazuar te Monaco, të cilët ende nuk kanë vendosur nëse duan që t’ia zgjasin qëndrimin në Stade Louis II, përderisa Sevilla po ashtu është konsideruar si opsion i mundshëm i tij.