Bakayoko-Kessie, afër shkëmbimit
11 shkurt 2019
| 15:16
Tiemoue Bakayoko vazhdon të dhurojë paraqitje pozitive dhe drejtuesit e Milanit kanë vendosur të blejnë kartonin e mesfushorit në fund të sezonit. Çdo gjë është e përcaktuar në formulën e huazimit dhe kuqezinjtë duhet të paguajnë 35 milionë euro, nëse duan të sigurojnë shërbimet e Bakayokos.
Franck Kessie mund të jetë zgjidhja dhe sipas medieve angleze Chelseat po mendon një skenar që mund t’i kënaqë të gjithë. Bakayoko në Milano dhe për shumë vite dhe mesfushori nga Bregu i Fildishtë në ekipin e Maurizo Sarrit.