Bakija-Deva: Fshatrat Botushë, Molliq e Brovinë, të vendosura për Kosovën 100 për qind shtet
05 shtator 2019
| 14:42
Zëvendësministrja në detyrë e Kulturës, njëherësh zyrtare e lartë e AAK-së ka marrë pjesë në takimet me banorët e fshatrave të Gjakovës, Botushë, Molliq dhe Brovinë, me të cilët ka diskutuar për zgjedhjet e 6 tetorit.
Ajo përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se këto shatra janë të vendosura për Kosovën 100% shtet.
“Fshatrat e Gjakovës, Botusha, Molliqi e Brovina janë të vendosur për Kosovën 100% shtet!”, ka shkruar Burbuqe Bakija-Deva.
Pjesë e këtyre takimeve ishte edhe Ardin Gjini, Pal Lekaj, Teuta Haxhiu, dhe Lahi Brahimaj.