Bakija-Deva, Gecajt: Gëzojuni faktit që Kosova ka lider që merr vendime të mëdha, mos u kompleksoni
Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe zyrtare e AAK-së, Burbuqe Bakija-Deva, ka reaguar ndaj deklaratës së anëtarit të LDK-së Bajram Gecaj, i cili ka thënë se Ramush Haradinaj nuk ka merita për formimin e ushtrisë.
Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, ka shkruar se Gecaj duhet t’i gëzohet faktit që Kosova ka lider që merr vendime të mëdha.
“Kryeministri Haradinaj çdo ditë e më shumë po dëshmon që është lideri i vendimeve të mëdha, është njeriu i duhur në kohën e duhur, e mbi të gjitha është meritor pikërisht për jetësimin e amanetetit të Adem Jasharit, Sali Çekajt, Luan Haradinajt, e të gjithë atyre që kanë vdekur për lirinë që sot ne e gëzojmë.
Ushtria e Kosovës tashmë është fakt i padiskutueshëm dhe rezultat i vendosmërise së kësaj qeverie, gjithnjë në koordinim me aleatët tanë”, ka shkruar Bakija-Deva.
Postimi i plotë i saj:
Reagim lidhur me deklaratat e Anëtarit të LDK-së, zt. Bajram Gecaj kinse Haradinaj nuk i paska meritat per Ushtrinë!
Zt Gecaj, gezojuni faktit që Kosova ka LIDER që merr vendime të mëdha, e mos u kompleksoni për ate që e patët rastin por JO edhe guximin për të vepruar. Kryeministri Haradinaj, çdo ditë e më shumë po e dëshmon që është Lideri i vendimeve të mëdha, është njeriu i duhur në kohën e duhur, e mbi të gjitha është meritor pikërisht për jetësimin e amanetetit të Adem Jasharit, Sali Çekajt, Luan Haradinajt, e të gjithë atyre që kanë vdekur per lirine që sot ne e gëzojmë.
– Ushtria e Kosovës tashmë është fakt i padiskutueshëm dhe rezultat i vendosmërise së kësaj Qeverie, gjithnjë në koordinim me aleatët tanë.
– Vendosja e taksës 100% për prodhimet e Serbisë dhe BeH, është vendimi më i guximshem dhe i pa diskutueshëm deri në njohjen e Shtetësisë sonë nga këto dy vende,
– Që nga dhjetori i vitit të kaluar Qeveria Haradinaj nuk ju paguan energjinë elektrike serbëve të veriu
Për herë të parë pas luftës, të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës ndjehen zot në shtëpinë e vet.
Si qytetarë të këtij vendi, Ju lutem mësohuni të krenoheni edhe ju me sukseset e vendit tuaj, se do të ketë edhe shumë keso vendime të medha, sepse ky është vetëm fillimi.