Bakija-Deva: MKRS-ja njëra nga institucionet kryesore për parandalimin e dukurive negative për të rinjtë
22 maj 2019
| 12:58
Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Burbuqe Bakija-Deva, ka thënë se kjo ministri mbetet edhe më tutje njëra nga institucionet kryesore për parandalimin e dukurive negative për të rinjtë, përfshirë këtu edhe luftimin e fenomenit të ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë.
“MKRS-ja mbështetë organizata në fushën e sigurisë përfshirë këtu: parandalimin e trafikimit, delikuencës, kriminalitetit, dhunës ndëretnike, promovimin e tolerancës dhe mirëkuptimit, si dhe qendra dhe organizata rinore në parandalimin e ekstremizmit dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm”, ka shkruar në llogarinë e saj në “Facebook” Bakija-Deva.
/Epoka e re/