Bakija-Deva viziton shoqatën ‘Thirrjet e Nënave’, ua uron 8 Marsin nënave shqiptare (Foto)
08 mars 2019
| 17:05
Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Burbuqe Bakija-Deva, ka vizituar drejtuesen e shoqatës “Thirrjet e Nënave”, Nesrete Kumnova dhe Ferdonije Qerkezin, me rastin e festës së 8 Marsit.
Me këtë rast, Bakija-Deva ua ka dhuruar edhe nga një buçet me lule Kumnovës e Qerkezit, si dhe ua ka uruar këtë festë.
“Urime 8 Marsin, nëna e gjithë shqiptarëve!”, ka shkruar Bakija-Deva në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/