Bakoyannis: Raporti që do ta hartojë do të shërbejë si bazë në procesin e anëtarësimit të Kosovës në KE
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur të premten në takim raportuesen për Komisionin e Çështjeve Politike të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannis.
Në takim, ndër të tjera është biseduar për gjendjen politike në vend, me theks të veçantë në proceset integruese të Kosovës, përfshirë anëtarësimin në Këshillin e Evropës.
Kryeparlamentari Konjufca ka vlerësuar rëndësinë e anëtarësimit sa më të shpejtë të Kosovës në Këshill të Evropës dhe ka kërkuar mbështetje nga raportuesja Bakoyannis.
Bakoyannis e ka falënderuar kryetarin Konjufca për pritjen, duke shtuar se raporti fakt-mbledhës, të cilin do të hartojë pas qëndrimit në Kosovë, do të shërbejë si bazë për vijimin nëpër procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.