
Balaj debuton me gol (video)
04 gusht 2019
| 18:18
Bekim Balaj e ka nisur me gol aventurën e tij në Austri, me skuadrën e Sturm Grazit.
Sulmuesi i Kombëtares kuqezi ka debutuar ditën e sotme, me skuadrën e re dhe vetëm 5 minuta i janë dashur për të gjetur rrugën e rrjetës. Në minutën e 5-të sulmuesi shqiptar ka kaluar ekipin e tij në avantazh, në sfidën që po luhet momentalisht ndaj Volfsberger në kampionatin austriak.