Balaj dhe Roshi ndëshkohen me kartonë të kuq brenda 12 minutave

06 mars 2022 | 16:30

Paraqitja e Bekim Balajt dhe Odise Roshit në ndeshjen që ekipi i tyre, Boluspor luajti me Bursasporin ishte me ulje ngritje. Të dy ishin titullarë, por ndeshja nuk shkoi siç e mendonin ata.

Në pjesën e parë Balaj ishte protagonist ku dha asistin për golin e avantazhit dhe Roshi gjithashtu po zhvillonte një ndeshje të mirë. Megjithatë, gjithçka u kthye përmbys në pjesën e dytë.

Bekim Balaj mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 54-të dhe si rrjedhojë u ndëshkua me të kuqin dhe doli nga loja. Pas minuta më pas miqtë barazuan. Por problemet për Bolusporin nuk mbaruan këtu.

Odise Roshi mori një karton të verdhë në minutën e 66-të për një faull ndaj kundërshtarit, por futbollisti shqiptar iu kthye me tone të ashpra arbitrit, i cili nuk nguroi t’i jepte kartonin e kuq.

https://streamable.com/z2rbcr

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
President i Ukrainës, Volodimyr Zelensky ka përsëritur sërish thirrjen për…