
Balaj: Duhet të marrim pikë ndaj Francës
02 shtator 2019
| 15:50
Shqipëria ka nisur të grumbullohet në “Tropikal”, ndërsa futbollistët janë duke u stërvitur për dy ndeshjet e radhës që do të luhen ndaj Francës dhe Islandës.
I pranishëm në konferencën për shtyp ka qenë edhe sulmuesi Bekim Balaj, që u shpreh se Shqipëria është e detyruar të marrë pikë në transfertën e Francës.
“Përqendrimi është maksimal. E dimë forcën e kundërshtarëve dhe shpresojmë që t’i përballojmë takimet në mënyrën më të mirë të mundshme. Ndaj Francës pretendojmë të marrim pikë. Nëse i kthehemi të shkuarës, kemi eksperiencë pozitive ndaj tyre. E dimë që nuk është e lehtë, por jemi të detyruar që të dalim me pikë. Trajneri Reja më ka përgëzuar për golat e shënuar dje dhe aktivizimin që kam pasur në këto ndeshje”, ka thënë Balaj.