Balaj-Halimaj e Nismës del kundër partisë, mbështet Haskukën në balotazh

09 nëntor 2021 | 14:48

Ish-zëvendëskryeministrja dhe  zyrtarja e Nismës Socialdemokrate, Albulena Balaj-Halimaj, ka dalë kundër partisë së saj për ta mbështetur në balotazh kryetarin aktual të Prizrenit, Mytaher Haskuka, i cili po kandidon për ta fituar edhe një mandat në krye të kësaj komune.

Haskuka e ka falënderuar atë, duke publikuar një fotografi së bashku.

“E falënderoj Albulena Balaj – Halimaj, për mbështetjen e sinqertë në balotazhin e 14 nëntorit. Prizreni nuk kthehet mbrapa dhe reformat do të vazhdojnë. Gratë në politikë janë të guximshme dhe parimore, Albulena është njëra nga ato. Albulenë, respekt për guximin, sinqeritetin dhe parimet tuaja!”, ka shkruar Haskuka në llogarinë e vet në “Facebook”.

Nisma Socialdemokrate në Prizren para disa ditësh ka nënshkruar marrëveshje me PDK-në për ta mbështetur Shaqir Totajn për kryetar të kësaj komune.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, ia ka bërë me dije…