Balaj-Halimaj: Ministri Bytyqi, i pari që ka sjell në Kuvend ligjin për mësimdhënësit viteve ‘90-ta
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku ka shqyrtuar Projektligjin nr.06/L-073 për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99.
Shqyrtimi i këtij ligji u shoqërua me polemika nga anëtarët e Pozitës, Opozitës, përfaqësuesëve të SBASHK-ut dhe përfaqësueses së Ministrisë së Financave.
Përfaqësuesja e Ministrisë së Financave ardhjen e këtij ligji në Kuvend e atriboj si merit të Ministrisë së Financave, lidhur me këtë, i menjëhershëm ishte reagimi i deputetes nga NISMA Socialdemokrate, Albulena Balaj-Halimaj, anëtare e këtij komisioni parlamentar ku tha se ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi është i pari dhe më meritori që ka sjellë këtë ligj në Kuvend, gjë të cilën nuk e kanë bërë askush para tij.
E në anën tjetër, gjithë deputetët anëtar të komisionit dhe përfaqësuest e SBASHK-ut u pajtuan me deputeten Balaj-Halimaj se ministri Bytyqi ka shtyrë këtë ligj, i cili për arsye të ndryshme nga Qeveritë e kaluara nuk është sjellur në Kuvend.
Deputetja Balaj-Halimaj ka thënë se pikërisht Ministria e Arsimit është sponsorizuesi i këtij ligji, duke kundërshtuar ministrinë e Financave e cila pretendonte se ky ligj do të shkaktonte probleme buxhetore dhe duke bërë kalkulime të cilat sipas deputetes Balaj-Halimaj vetëm po pengonin këtë ligj.
Kur u ngrit çështja e mungesës së përfaqësuesëve nga Ministria e Arsimit në mbledhje të komisionit, deputetja Balaj-Halimaj deklaroi se nuk janë ftuar nga Kryetari i Komisionit dhe se sa here që ftohen ata janë prezent në mbledhjet e komisionit për Arsim Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi.