Balaj – Halimaj: Ministri Bytyqi po linçohet nga ata që e sollën arsimin në këtë gjendje
07 mars 2018
| 14:20
Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Albulena Balaj – Halimaj, në fjalën e saj në Kuvendin e Kosovës, ku është duke u diskutuar për vendimin e përjashtimit të Agjencisë Kosovare të Akreditimit nga EQAR, ka mbrojtur ministrin e MAShT-it, Shyqiri Bytyqi.
Duke kritikuar partitë opozitare, deputetja e Nismës ka thënë se arsimi duhet të jetë mbi politikën ditore.
“Nëse mendoni se njerëzit duhet t’i largojmë ata që punojnë, e keni gabim. Me asnjë çmim nuk do të heqim dorë nga rruga jonë drejt një sistemi arsimor produktiv”, është shprehur Balaj – Halimaj.
Ajo ka shtuar se “Ministri po atakohet e linçohet. Shtrohet pyetja nga kush? Nga ata që e kanë sjellë arsimin në këtë gjendje”, ka thënë deputetja Balaj – Halimaj.