Balaj-Halimi përgëzon deputetët për miratimin e Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike
Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj ka përgëzuar deputetët e Kuvendit të Kosovës për miratim në lexim të parë të Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se pret që ky projektligj të miratohet edhe në lexim të dytë.
Sipas saj, me ketë projektligj do t’i hapet rrugë institucioneve shtetërore për t’u dal në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve pas humbjeve të shkaktura nga pandemia.
Postimi i plotë i zëvendëskryeministres:
Përgëzoj deputetët e Kuvendit të Kosovës për miratimin në lexim të parë të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike. Tani, sipas procedurave parlamentare, shpresoj në miratim edhe në lexim të dytë të këtij projektligji, në mënyre që t’i hapet rrugë institucioneve shtetërore për t’u dal në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve pas humbjeve të shkaktura nga pandemia Covid-19. Ndër të tjera, ky projektligj i mundëson qytetarëve të vendit tërheqjen e 10% të mjeteve të tyre në Trus