Balaj: Izraeli e ka parë forcën tonë
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Bekim Balaj, ka thënë se Izraeli e njeh mirë forcën e kombëtares kuqezi.
“Jemi përballur me Izraelin. Edhe ai nuk flet me siguri, pasi e ka parë forcën tonë. Të gjitha ekipet duan vendin e parë. Edhe Skocia. Për ne është me rëndësi të harmonizohemi. Mungesa e Sadikut dhe e Roshit dihet dhe uroj të kthehen sa më shpejt”, ka thënë Balaj.
“Miqësoret ishin për ta parë skuadrën, ku u panë lojtarë të rinj. Rezultatet nuk ishin të mira, por trajneri ka bërë zgjedhje të tjera. Janë kthyer lojtarët me përvojë. E njohim lojën e njëri-tjetrit dhe mund të them se jemi gati për dy ndeshjet e radhës. Kemi bërë lojëra të mira përpara. Nuk duhemi gjykuar nga ato dy ndeshje miqësore. Është momenti për ta parë fytyrën e vërtetë dhe këto dy ndeshje janë prova e vërtetë”, ka deklaruar sulmuesi Akhmat Groznit.