Balaj largohet nga Aarau, kalon te Deinze
Liridon Balaj është larguar nga skuadra zvicerane Aarau. Sulmuesi nga Kosova qëndroi në Zvicër për tri vite ku iu bashkua Aaraus nga Besa e Pejës. Por ai tani ka bërë një hap tjetër në karrierë, duke u transferuar në Belgjikë tek skuadra Deinze.
Deinze bën gara në kategorinë e dytë të futbollit belg dhe synon që të rikthehet në elitë. Balaj me klubin belg ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me opsion vazhdimi edhe për një vit tjetër. Te klubi belg i kanë uruar mirëseardhje Balajt i cili pritet të debutoj në fundjavë me klubin e tij të ri.
Welcome, Liridon! 🧡🖤
The attacking midfielder from Kosovo will join KMSK Deinze for 2 seasons with option on a 3rd season. He comes over from FC Aarau in Switzerland.
More info 👉 https://t.co/JknC6BVaoJ pic.twitter.com/DtoQ4GHIZh
— KMSK Deinze (@KMSKDeinze) September 2, 2022