Balaj pensionohet nga Kombëtarja e Shqipërisë

13 nëntor 2024 | 14:28

Sulmuesi Bekim Balaj ka vendosur të tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare. Njoftimin e ka bërë Federata Shqiptare e Futbollit, e cila e ka falënderuar për gjithçka që sulmuesi ka dhënë në fushën e lojës, duke nisur nga kombëtaret e moshave e deri te Kombëtarja A.

“Më shumë se 10 vite kuqezi, 48 ndeshje të luajtura, 9 gola të shënuar, i pari i veçantë për mënyrën e realizimit dhe rëndësinë që pati, në fitoren e parë në histori me Portugalinë. Bekim Balaj ka vendosur të tërhiqet nga Kombëtarja  dhe Federata e Futbollit e falënderon për gjithçka që sulmuesi ka dhënë në fushën e lojës, duke nisur nga kombëtaret e moshave te Kombëtarja A. Faleminderit Bekim!”, thuhet në postimin e FShF-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokurori i posaçëm Jack Smith synon të japë dorëheqjen përpara…